Rriten investimet në projektet e energjisë diellore në Australi
BKT
   Bota

Rriten investimet në projektet e energjisë diellore në Australi

Projektet e reja të energjisë diellore të kompanisë "Eni" në Australi parashikojnë të furnizojnë me energji të pastër deri në 5.000 shtëpi çdo vit.

Kompania australiane në fushën e energjisë "Eni" ka finalizuar blerjen e dy objekteve të gatshme me 12.5 megavat të projektit të energjisë diellore në Batchelor dhe Manton Dam, në pjesën veriore të Australisë, njoftoi sot kompania përmes një deklarate.

Projekti përfshin instalimin e dy paneleve tokësore fotovoltaike prej 12.5 megavat, i cili do të kompletohet në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Kompania shtetërore "Jacana Energy" do të blejë me 100 për qind energjinë e prodhuar nga impiantet e reja.

Projektet diellore do të furnizojnë me energji të pastër mbi 5.000 shtëpi çdo vit dhe do të krijojnë vende pune për komunitetin lokal.

Gjithashtu projekti do të kontribuojë në prodhimin e 50 për qind të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030.

Kjo nismë, së bashku me projektin e energjisë diellore prej 33.7 megavat në Katherine, e cila është në ndërtim e sipër, do të rrisë investimet e kompanisë "Eni" në energjinë e rinovueshme të tregut të Australisë.

"Eni" është e pranishme në Australi që nga vitit 2000 përmes filialit të saj Eni Australia Ltd.