10:16 / 04.10.2019
Ukrainë, një avion mallrash bën ulje emergjente
Avioni bëri një ulje emergjente në qytetin Lviv pasi avioni mbeti pa karburant.
Avioni ukrainas i mallrave Antonov-12 bëri një ulje emergjente pranë qytetit perëndimor Lviv të premten, njoftoi Ministria e Infrastrukturës.
Sipas raportimeve paraprake, aterrimi i aeroplanit ishte me fatalitet, ka thënë ministria në një deklaratë, pa dhënë detaje të tjera.
Theksohet se aeroplani u detyrua të bëjë ulje të detyruar pasi kishte mbetur pa karburant.
Sipas ministrisë, autoritetet janë duke hetuar rastin. /aa/























