12:29 / 06.10.2019
SHBA, hyn në bar dhe hap zjarr - katër të vrarë
Katër persona u vranë nga të shtënat në Kansas City këtë mëngjes, raporton CNN, duke cituar llogarinë zyrtare në Twitter të policisë në këtë qytet.
Gjithsej nëntë persona njoftohet se janë qëlluar me armë zjarri kur një person i armatosur i panjohur hyri në një bar dhe hapi zjarr.
Ngjarja ka ndodhur në ora 1:30 sipas kohës lokale.























