Shtëpia e re e Von der Leyen? 25 metra katror
BKT
   Bota

Shtëpia e re e Von der Leyen? 25 metra katror

”Rezidenca e saj do të mbetet në Hanover”, theksoi i njëjti burim.

“Ajo ka vendosur të akomodohet më mirë në këtë hapësirë të vogël në ndërtesën e Komisionit sesa të marrë një apartament apo të qëndrojë në një hotel. Përveç sigurisë, kjo zgjedhje ka një avantazh praktik, sepse shmang trafikun e bezdisshëm në Bruksel”, nënvizuan ata.

Paraardhësi i saj, luksemburgezi, Jean-Claude Juncker, 64 vjeç, kishte rezidencën e tij në Luksemburg dhe kishte zgjedhur që të merrte me qira një apartament 50 metra katrorë në një hotel për 3 250 euro në muaj.

“Presidenti i Komisionit Europian është një punonjës me kohë të plotë prej 18 orësh në ditë”, theksoi Jean-Claude Juncker.

Paga është e konsiderueshme, 27 903 euro në muaj.

Ursula von der Leyen është nënë e shtatë fëmijëve të lindur përgjatë viteve 1987-99.