Shteti që nuk ka gra në parlament
Nuk është normale për ne që të kemi një shkallë kaq të lartë të dhunës ndaj grave. Nuk është normale që gratë të mos jenë në gjendje të marrin pjesë në ndonjë proces të vendimmarrjes, thotë Jasnim Bjornum, e cila punon në një fushatë për barazinë gjinore në Vanuatu.
Parlamenti i vendit të saj ka 52 anëtarë. Ajo çfarë është e pazakontë është që për momentin, të gjithë anëtarët janë burra - duke e bërë atë një nga vetëm tre në botë që të ketë vetëm deputetë meshkuj të parlamentit.
"Çështjet dhe përparësitë tona nuk janë aspak në kulmin më të lartë të vendimmarrjes në vend," thotë Bjornum.
Kjo është arsyeja pse ajo nisi një platformë në internet të quajtur Sista në vitin 2016 me qëllim informimin e grave.
Gratë në Vanuatu që duan të futen në politikë përballen me një mori pengesash për faktin se këshillat tradicionale vazhdojnë të luajnë një rol të madh, veçanërisht në zonat rurale që përbëjnë shumicën.























