Një delegacion kinez në SHBA për bisedime mbi tregtinë
Zëvendës kryeministri Liu Ai do të udhëheqë delegacionin që do të përfshijë ministrin e Tregtisë së Kinës dhe guvernatorin e Bankës Qendrore dhe rregullatorët e industrisë, teknologjisë dhe bujqësisë.
I dërguari kryesor i çështjeve tregtare të Kinës të enjten do të shkojë në Washington për bisedime që synojnë t'i japin fund luftës tarifore midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se zëvendës kryeministri Liu Ai do të udhëheqë delegacionin që do të përfshijë ministrin e Tregtisë së Kinës dhe guvernatorin e Bankës Qendrore dhe rregullatorët e industrisë, teknologjisë dhe bujqësisë.
Qeveritë e të dyja vendeve kanë bërë gjeste pajtimi përpara bisedimeve përfshirë heqjen ose shtyrjen e tarifave ndëshkuese. Por nuk ka patur asnjë shenjë përparimi drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tyre kryesore mbi suficitetin e tregtisë dhe ambiciet e teknologjisë.
Të dy palët kanë rritur detyrimet e importit në miliarda dollarë të mallrave të njëri-tjetrit, duke nxitur shqetësime se mosmarrëveshja e tyre mund të çojë ekonominë globale në recesion.























