Nigeri, 38 të vdekur nga fundosja e një varke
BKT
   Bota

Nigeri, 38 të vdekur nga fundosja e një varke

Alhaji Bappa Danmalikin-Bara, zyrtar në rajonin Kirfi, u tha gazetarëve se mjeti lundrues është fundosur në Lumin Kirfi në afërsi të provincës Bauchi si pasojë e mbingarkesës.

Tridhjetë e tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një varke në një lumë në provincën Bauchi të Nigerisë.

Alhaji Bappa Danmalikin-Bara, zyrtar në rajonin Kirfi, u tha gazetarëve se mjeti lundrues është fundosur në Lumin Kirfi në afërsi të provincës Bauchi si pasojë e mbingarkesës.

Danmalikin-Bara njoftoi se dy persona janë shpëtuar të gjallë.

Në një aksident të ngjashëm, tre persona humbën jetën dy ditë më parë në të njëjtin lumë.

Ndryshe, gjatë sezonit të reshjeve, në Nigeri kohë pas kohe ndodhin fatkeqësi me mjete lundruese./aa/