Në bregdetin verilindor të Brazilit derdhen mbi 100 tonë naftë
BKT
   Bota

Në bregdetin verilindor të Brazilit derdhen mbi 100 tonë naftë

Ministri i Mjedisit i Brazilit, Ricardo Salles, njoftoi se autoritetet tashmë kanë marrë masa mbrojtëse për një muaj për të parandaluar ngordhjen peshqve dhe specieve tjera detare.

Në bregdetin verilindor të Brazilit janë derdhur më shumë se 100 tonë naftë që kërcënon ekosistemin e plazheve në 42 qytete.

Ministri i Mjedisit i Brazilit, Ricardo Salles, njoftoi se autoritetet tashmë kanë marrë masa mbrojtëse për një muaj për të parandaluar ngordhjen peshqve dhe specieve tjera detare.

Nafta në det u zbulua pasi breshkat u gjetën të ngordhura, ndërsa notarët dhe peshkatarët u hoqën nga zona e kontaminuar.

Nafta është gjetur në 105 vende, ndërsa në rrjedhë është hetimi për shkaktarin e ndotjes.

Kompania braziliane e naftës Petrobras njoftoi se nuk bëhet fjalë për naftë nga objektet e saj./aa/