Senati propozon sanksione ndaj Turqisë
Senatorët amerikanë të dy partive të mëdha kanë njoftuar një propozim gjithëpërfshirës për sanksione ndaj Turisë, në përgjigje të sulmit të Ankarasë në veri të Sirisë.
Projektligji i propozuar, që ka gjasë të prezantohet javën e ardhshme dhe pritet të ketë mbështetje të mjaftueshme për të kaluar në Dhomën e Lartë të Kongresit, do t’i drejtohet në mënyrë specifike presidentit të Turqisë, Recep Tajip Erdogan, ministrave kryesorë, ushtrisë dhe sektorit të energjisë.
Nuk është e qartë nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do të nënshkruajë projektligjin, dhe nëse deputetët do të kenë një shumicë prej dy të tretash, për të rrëzuar një veto.
Sanksionet e propozuara përfshijnë ato për asetet dhe kufizimin e vizave, sanksionet për ushtrinë sektorin energjetik, ato për raketat e tjerë.
Projektligji u hartua nga senatori demokrat, Chris Van Hollen dhe ai republikan, Lindsey Graham.























