15:40 / 10.10.2019
Austri, 5 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë mbeturinash
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në fabrikën e mbeturinave pranë aeroportit të Linc.
Së paku pesë persona janë plagosur nga shpërthimi në një fabrikë të depozitimit të mbeturinave pranë aeroportit të Linc-it në Austri, njoftuan zyrtarët të enjten.
Transmetuesi publik ORF raportoi se dy nga të plagosurit me plagë serioze u dërguan në spital, dhe se mbi 200 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.
Pamjet e filmuara tregojnë re të zeza tymi që ngritën mbi fabrikë.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në fabrikën e mbeturinave.























