Stoltenberg të premten do të vizitojë Turqinë
BKT
   Bota

Stoltenberg të premten do të vizitojë Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg do të vizitojë Turqinë të premten për të shkëmbyer mendime për një numër çështjesh në agjendën e aleancës.

Vizita e shefit të NATO-s në Turqi, Jens Stoltenberg do të përfshijë takime me presidentin dhe ministrin e Jashtëm, bëri të ditur sot Ministria e Jashtme e Turqisë.

Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg do të vizitojë Turqinë të premten për të shkëmbyer mendime për një numër çështjesh në agjendën e aleancës.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Stoltenberg do të ketë takim dypalësh me ministrin e Jashtëm, Mevlut Çavusoglu dhe gjithashtu do të pritet nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Vizita e Stoltenbergut ishte caktuar para operacionit të Turqisë në Siri, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

Në njoftimin e mëparshëm të NATO-s thuhej se Stoltenberg do të udhëtonte të mërkurën në Romë, sot në Athinë ndërsa nesër në Stamboll.