12:25 / 11.10.2019
Gjermani, sulmuesi kundër sinagogës pranon krimin për motive ekstremiste
Personi që sulmoi sinagogën në Halle të Gjermanisë, ka pranuar krimin dhe gjithashtu se kishte një motiv ekstremist të djathtë dhe antisemit.
Njëzetë e shtatë vjeçari, i cili është emërtuar nga autoritetet vetëm si, Stephan B, u rrëfye gjatë një seance dëgjimi, që zgjati disa orë, me një gjykatës të Gjykatës Federale të Drejtësisë.
Sulmuesi u përpoq, por nuk arriti të sulmojë vendin hebre të adhurimit në qytetin lindor të Gjermanisë dhe qëlloi dy persona, të cilët humbën jetën.
Autoritetet gjermane e kanë quajtur krimin, një akt terrorist, ku Stephan B donte të imitonte akte të ngjashme.























