SHSKUK furnizohet me 26 ultrazë, afro 400 mijë euro
Sharr Travel

SHSKUK furnizohet me 26 ultrazë, afro 400 mijë euro

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar është furnizuar me 26 ultrazë për nevojat e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Pacientët, por edhe stafi mjekësor më nuk do të ketë mungesë të paisjeve të tilla për diagnostikim  të mirë. Këto pajisje kanë kushtuar 338 mijë e 900 euro.

Dy ultrazë do të shkojnë në Spitalin e Mitrovicës, 2 në atë të Vushtrrisë, 2 në Ferizaj, 2 në Gjilan, 2 në Prizren, 2 në Gjakovë dhe 2 në Spitalin e Pejës.

2 ultrazë do të dërgohen në  Klinikën  e Gjinekologjisë, 1 Kirurgji Abdominale, 3 në  Klinikën  e Radiologjisë, 1 Urologjia, 1 Emergjenca, 1 Gastroenterologjia me Hepatologji dhe 1 Klinika e Anetezionit dhe Mjekimit Intensiv., 1 në Fiziatri dhe 1 në Nefrologji.

SHSKUK ka inicuar procedurat për blerje edhe të pajisjeve të tjera që janë të domosdoshme për pacientët


MË SHUME NGA Shëndetësi