13:33 / 13.10.2019
Gjigantët e pagesave online braktisin projektin e Facebook për `Libra`
Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”.
Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi Financial Time javën e shkuar.
Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste Libran si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet.
Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA.























