Bomba e vendosur në anë të rrugës iu merr jetën 10 policëve
BKT
   Bota

Bomba e vendosur në anë të rrugës iu merr jetën 10 policëve

Të pakën 10 policë kenianë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, pasi makina me të cilën udhëtonin, kaloi mbi një bombë të vendosur në një rrugë pranë kufirit me Somalinë.

Autoritetet dyshojnë se mjeti shpërthyes, për të cilin askush nuk e ka marrë përgjegjësinë deri tani, është vendosur nga militantët e Al Shabab.

Policia konfirmon sulmin dhe bën me dije se ka nisur një hetim për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.