791 pacientë trajtohen gjatë vikendit, në emergjencën Spitalit të Pejës

791 pacientë trajtohen gjatë vikendit, në emergjencën Spitalit të Pejës

791 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e përgjithshëm të Pejës. 63 nga ta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 9 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 12 foshnja dhe sa i përket gjinisë 7 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 420 pacientë që në total kanë bërë 4.788 analiza.
16 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.