Ja si të përgatisni sheqerpare me kokos

Ja si të përgatisni sheqerpare me kokos

Përbërësit

125 gr gjalpë

3 vezë

Gjysëm gote kokos

Gjysmë gote badema

Gjysmë gote vaj vegjetal

1 vanilje

3 lugë sheqer pluhurin

2,5 gota miell

Përmbi

Badema ose fëstëka

Për sherbet

3,5 gota sheqer pluhur

4 gota ujë

Disa pika lëng limoni

Hapat

Fillimishtë e përgatisim sherbetin dhe e lëmë të ftohet, gjalpin e shkrimë.

Pas shkrierjës ia shtojmë vezët dhe përbërësit e tjerë, e përziejmë mirë e gjithë glazurën.

E përfitojmë një brumë të butë, ndajmë copa të vogla, sheqerpareve ia japim formën e rrumbullakët.

Sheqerpareve ia vendosim bademat ose lajthitë dhe përmbi i lyejmë më të kuqët e vezës, i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius derisa të skuqen.

Sheqerpareve të ngrohta ia derdhim sherbetin e ftohtë, mund ta shërbejmë menjëherë.

Ju bëftë mirë!