Projekti i “Facebook” për monedhën digjitale merr goditje të rëndë

Projekti i “Facebook” për monedhën digjitale merr goditje të rëndë

“Mastercard”, “Visa”, “eBay” dhe “Stripe” janë tërhequr nga përpjekja e “Facebook” për projektin “Libra”. Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi “Financial Time”. Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste “Libra”-n si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet.

Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA.

Drejtuesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, do të diskutojë projektin “Libra” më 23 tetor me anëtarët e Komisionit të Shërbimeve Financiare nga kongresi amerikan. Ligjvënësit kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me “Libran”, si për shembull rreziku i madh për të ofruar një platformë për pastrimin e parave. “Mercado Pago”, një kompani pagesash në Amerikën Latine, po ashtu është tërhequr, duke lënë me “Libra”-n vetëm “PayU”, kompaninë holandeze.