Trump paralajmëron një urdhër ekzekutiv, për operacionet e Turqisë

Trump paralajmëron një urdhër ekzekutiv, për operacionet e Turqisë

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën se së shpejti do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që autorizon sanksione ndaj zyrtarëve aktualë dhe ish të Turqisë dhe “çdo personi që kontribuon në veprimet destabilizuese të Turqisë në verilindje të Sirisë”.

Sipas AlJazeera,Trump tha se tarifat e çelikut për Turqinë do të rriten në 50 për qind.

Ai ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara menjëherë do të ndalojnë bisedimet me Turqinë mbi një marrëveshje tregtare 100 miliardë dollarë

“Ofensiva ushtarake e Turqisë po rrezikon civilët dhe po kërcënon paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Trump në një deklaratë.

"Unë kam qenë plotësisht i qartë me [Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan]: Veprimet e Turqisë po përshpejtojnë një krizë humanitare dhe po krijojnë kushte për krime të mundshme të luftës”, shtoi ai. “Turqia duhet të sigurojë sigurinë e civilëve, përfshirë pakicat fetare dhe etnike,…”.

Njoftimi i Trump erdhi ndërsa politikanët amerikanë rritën presionin e tyre mbi administratën për të ndërmarrë veprime mbi operacionin ushtarak të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë, tani në ditën e gjashtë të saj.

Megjithatë Erdogan thotë se ofensiva synon të largojë forcat e drejtuara nga kurdët nga zona kufitare dhe të krijojë një “zonë të sigurt”, në të cilën mund të kthehen miliona refugjatë sirianë.

Veprimet e Turqisë erdhën pasi Trump njoftoi se SHBA po tërhiqte trupat e saj nga zona, duke lënë Forcat Demokratike Siriane (SDF), aleatin e saj kryesor në betejën kundër grupit të armatosur të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL ose ISIS), pa mbështetje ushtarake amerikane. 


MË SHUME NGA Bota