Zbulohet tableta e re që do të shpëtoj mijëra jetë
Sharr Travel

Zbulohet tableta e re që do të shpëtoj mijëra jetë

Një tabletë e re e cila pritet që së shpejti të jetë në treg, mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga dëmtimet në kokë, dhe të shpëtojë mijëra jetë çdo vit, shkruan The Guardian.

Acidi traneksamik do të ngadalësojë shkatërrimin e arterieve të gjakut, duke e kontrolluar gjakderdhjen në rastet kur njerëzit pësojnë trauma.

Çdo vit ndodhin përafërsisht 70 milion dëmtime të trurit nëpër botë, të shkaktuara nga aksidentet me makina. Trauma që e pësojnë këta persona, mund të përfundoj me dëme serioze shëndetësore, sidomos nëse nuk trajtohen menjëherë.

Studimi i bërë me 9.000 pacientë është publikuar në revistën The Lancet Medical Journal, dhe pritet që të jetë një nga zbulimet më të nevojshme të kohëve të fundit.


MË SHUME NGA Shëndetësi