Erdogan dhe Macron diskutojnë situatën në Siri
BKT
   Bota

Erdogan dhe Macron diskutojnë situatën në Siri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron, ku i ka theksuar kontributin e operacionit ”Burimi i paqes” për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global.

Erdogan po ashtu ka dhënë shpjegime lidhur me qëllimin e operacionit turk “Burimi i paqes” duke deklaruar se terrorizmi dhe organizatat terroriste PKK-YPG dhe ISIS në veri të Sirisë paraqesin kërcënim për sigurinë e Turqisë dhe për integritetin territorial të Sirisë.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i paqes” në lindje të lumit Eufrat, në veri të Sirisë, për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe duke garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre si edhe integritetin territorial të Sirisë.

Turqia me këtë operacion synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG.