"BE nuk planifikon sanksione ekonomike ndaj Turqisë"
BKT
   Bota

"BE nuk planifikon sanksione ekonomike ndaj Turqisë"

“Liderët e BE-së do të diskutojnë mbi operacionin e Turqisë në Siri, por njëherë nuk ka plan për sanksione ekonomike”, tha diplomati gjerman.

Bashkimi Evropian nuk planifikon kurrfarë sanksionesh ekonomike mbi Turqinë për momentin, tha të martën një diplomat i lartë gjerman.

Duke folur para gazetarëve në prag të fillimit të takimit të liderëve të BE-së këtë javë, diplomati i lartë tha se krerët do të diskutojnë operacionin antiterrorist në vijim të Turqisë në Siri, së bashku me temat tjera kryesore të BE-së dhe ndërkombëtare, gjatë samitit dy-ditor që filloi të enjten.

"BE nuk ka bërë asnjë plan deri më tani për të imponuar sanksione ekonomike ndaj Turqisë", tha ai, por theksoi se vendet anëtare kundërshtojnë veprimin ushtarak të Turqisë dhe po ndjekin nga afër zhvillimet.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian folën të hënën për kufizimin e eksporteve të armëve në Turqi, duke shprehur shqetësime për një krizë humanitare dhe paqëndrueshmëri në rajon. Por asnjë embargo e armëve në mbarë BE-në nuk doli nga takimi./aa/