Pasta integrale me salsiçe dhe brokoli për syfyr
BKT
Kuzhina

Pasta integrale me salsiçe dhe brokoli për syfyr

Përbërësit:

500gr pasta integrale
– 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
– 2 lugë gjalpë
– 2 thelpinj hudhër të freskët të grirë imët
– 2 qepë të mesme të grira
– 1500gr salsiçe pule të grira në rriska
– Brokoli të grirë sipas dëshirës
– 1500gr djathë parmezan të grirë imët, plus më shumë për të shërbyer
– kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

1: Fillimisht, zieni pastat në ujë me kripë.

2: Ndërkohë, ngrohni vajin e ullirit dhe gjalpin në një tigan të madh në nxehtësi mesatare dhe më pas shtoni hudhrën dhe qepën. Përziej herë pas here për rreth 2 minuta dhe shtoni salsiçet e prera.  Lini të gjitha së bashku fërgohen për rreth 5 minuta.

3: Kur mbeten edhe 2 minuta për t’u zier pastat, shtoni brokolin. Pastaj largoni shumicën e ujit nga pastat dhe brokoli deri sa të mbetet pak ujë.

4: Shtoni pastat me ujin e mbetur dhe brokolin në tigan me salsiçet. Përzieni dhe shtoni parmezanin, dhe në fund kripë dhe piper sipas dëshirës.

Shërbeni këtë ushqim të ngrohtë dhe shtoni parmezan sipas shijes në pjatë.