Separatistët pro-rusë vrasin dy ushtarë të Ukrainës
BKT
   Bota

Separatistët pro-rusë vrasin dy ushtarë të Ukrainës

Ushtria e Ukrainës njoftoi të martën se dy pjesëtarë të saj janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në pjesën lindore të vendit në 24 orët e kaluara.

Një nga trupat e vrarë ishte ushtarja 36 vjeçe, Yaroslava Nykonenko, e cila shërbente në brigadën elite të sigurisë në forcën e përgjithshme ushtarake. Ushtria njoftoi se të dy ushtarët u vranë nga snajperët e separatistëve.

Edhe babai i ushtares së vrarë kishte luftuar në konfliktin e Donbasit dhe ishte vrarë në janar të vitit 2015.

Së paku shtatë pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë vrarë vetëm gjatë këtij muaji në konfliktin me separatistët në lindje të vendit. Konflikti ka filluar në prill të vitit 2014, kur separatistët filluan t’i merrnin nën kontroll me forcë ndërtesat qeveritare dhe stacionet e policisë në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Më shumë se 90 ushtarë të Ukrainës janë vrarë vetëm gjatë këtij viti. Në mesin e ushtarëve të vrarë janë tri ushtare.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në konfliktin pesëvjeçar janë varë më shumë se 13 mijë njerëz, ndërsa 1.5 milion janë shpërngulur në pjesë të tjera të Ukrainës, shkruan “Free Europe”