Merkel: Marrëveshja për Brexit-in ende është e mundur
BKT
   Bota

Merkel: Marrëveshja për Brexit-in ende është e mundur

Merkel të enjten në parlament tha se "ne jemi në një rrugë më të mirë se më parë, por ende nuk kemi arritur qëllimin".

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi se marrëveshje për Brexit-in është ende e mundur, por se ende nuk është arritur.

Merkel të enjten në parlament tha se "ne jemi në një rrugë më të mirë se më parë, por ende nuk kemi arritur qëllimin".

Merkel mbajti një fjalim në Reichstag të Gjermanisë përpara se të udhëtonte në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian për Brexit-in.

Ajo theksoi se "marrëveshja është ende e mundur", andaj, "ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t'i sjellë negociatat në një fund të suksesshëm".