Arrihet marrëveshja e re për Brexit
BKT
   Bota

Arrihet marrëveshja e re për Brexit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re për Brexit-in, përpara se udhëheqësit evropianë të takohen në Bruksel.

Të dyja palët kanë punuar për tekstin e marrëveshjes, që tani duhet të marrë miratimin e parlamenteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre të vendeve të BE-së.

Kryeministri britanik Boris Johnson shkroi në Twitter: “Kemi arritur një marrëveshje të shkëlqyer që na kthen kontrollin”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi: “Kemi një marrëveshje! Është e drejtë dhe e ekuilibruar si për BE dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është testament për përkushtimin tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj parlamenteve që ta miratojnë”./a2/