Liderët e BE-së përqendrohen në çështjet e klimës dhe buxhetit
BKT
   Bota

Liderët e BE-së përqendrohen në çështjet e klimës dhe buxhetit

Debatet do të zhvillohen në mes atyre që argumentojnë se buxheti së paku duhet të ruhet në nivelin aktual dhe të tjerët që luftojnë për rritje të shpenzimeve për të kompensuar largimin e planifikuar të Britanisë.

Pas arritjes së ujdisë për një marrëveshje të re për Brexit-in, liderët e Bashkimit Evropian do të takohen përsëri për të diskutuar çështjet e nxehta, si buxheti i bllokut dhe ndryshimet klimatike.

Sot nuk pritet ndonjë vendim lidhur me buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokuar për periudhën 2021-2027, një temë edhe më e nxehtë se Brexit-i.

Liderët do të përpiqen të gjejnë një kompromis që kënaq vendet në favor të shpenzimeve minimale. Debatet do të zhvillohen në mes atyre që argumentojnë se buxheti së paku duhet të ruhet në nivelin aktual dhe të tjerët që luftojnë për rritje të shpenzimeve për të kompensuar largimin e planifikuar të Britanisë së Madhe.

Sa i përket klimës, Këshilli do të vazhdojë bisedimet për synimet e saj për një Evropë me klimë neutrale deri në vitin 2050, ndërsa udhëheqësit gjithashtu do të diskutojnë agjendën e përparësive të përcaktuara nga presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.