18:25 / 19.10.2019
15 minatorë vdesin nga shembja e digës në Siberi
15 minatorë jabë vdekur të shtunën kur u shemb një digëe ujit, duke përmbytyr një vend të kampit afër një miniere në Siberi.
Shirat e dendura kanë prishur digën ku u përmbyt nga uji dhe u dëmtuan shumë shtëpi të vogla ku jetonin minatorët, rreth 160 kilometra në jug të qytetit të Krasnoyarsk, shkruan Reuters.
Presidenti Vladimir Putin urdhëroi të merren të gjitha masat e nevojshme për të ndihmuar personat e prekur, për të identifikuar shkakun e fatkeqësisë dhe për të parandaluar çdo ndikim në një zonë të afërt banimi,ka shkruar Interfax, duke pasë si burim zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

























