17:59 / 22.10.2019
Masakroi motrën e vogël nga zilia, 22-vjeçarja dënohet me 13 vjet burg
Një vajzë ruse, e cila masakroi me thikë motrën e saj 17-vjeçare nga zilia, është dënuar me 13 vjet burgim.
22-vjeçarja Elizaveta Dubrovina goditi 189 herë me thikë motrën Stefania, i preu njërin vesh dhe i nxori sytë, pasi ishte xheloze për bukurinë e saj.
Elizaveta gjithmonë e kishte mohuar vrasjen dhe akuzon për masakrën të dashurin 44-vjeçar të motrës së vogël, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e tij.
Por, prokurori tha se burri ishte thjesht dëshmitar dhe nuk kishte asnjë dyshim për të.
























