09:38 / 23.10.2019
12 operacione janë kryer dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë
12 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme më datë 22.10.2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 8 Lindje, 2 lindje kanë qenë normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.
225 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 22 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Analiza kanë kryer 306 pacientë që në total kanë bërë 5,155 analiza.























