Evo Morales shpall fitoren në zgjedhjet në Bolivi
BKT
   Bota

Evo Morales shpall fitoren në zgjedhjet në Bolivi

Morales në një konferencë për media të transmetuar drejtpërdrejt në Twitter tha se ai ka votat e nevojshme përballë rivalit të tij Carlos Mesa për të shmangur një raund të dytë.

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales sot pas raundit të parë ka shpallur veten fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se është arritur epërsia prej 10 për qind e nevojshme për fitoren.

Morales në një konferencë për media të transmetuar drejtpërdrejt në Twitter tha se ai ka votat e nevojshme përballë rivalit të tij Carlos Mesa për të shmangur një raund të dytë.

Sipas Tribunalit Suprem të Zgjedhjeve Boliviane (TSE), Morales udhëheq në zgjedhjet e së dielës me 46.83 për qind të votave ndërsa kundërshtari i tij kryesor ka 36.7 për qind me numërimin e më shumë se 98 për qind të votave.

TSE i jep fitoren kandidatit i cili ka të paktën 50 për qind plus një votë ose 40 për qind me një avantazh prej 10 pikësh ndaj kandidatit të vendit të dytë në raundin e parë.

Mesa tha se nuk do ta njohë fitoren e Morales, duke pretenduar se ka pasur "mashtrim" në numërimin e votave.

Nëse rizgjidhet Morales, ky do të jetë mandati i tij i katërt radhazi./aa/