Egjipt, 19 persona të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet
BKT
   Bota

Egjipt, 19 persona të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet

Vdekjet erdhën për shkak të aksidenteve në trafik, goditjeve elektrike dhe mbytjet, ndërsa një viktimë rrëshqiti nga një ndërtesë.

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të shtatë rajone të Egjiptit, duke përfshirë Kajron e Madhe.

Sipas gazetës shtetërore Al-Ahram, vdekjet erdhën për shkak të aksidenteve në trafik, goditjeve elektrike dhe mbytjet, ndërsa një viktimë rrëshqiti nga një ndërtesë.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Egjipti u kaplua nga kushte të këqija të motit që shkaktuan reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.

Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar mbylljen e shkollave dhe universiteteve.

Autoriteti Meteorologjik i Egjiptit pret që shirat të vazhdojnë deri të premten.