Përkujtohet "nëna e lëvizjes së lirisë", Rosa Parks
Rosa Parks, ikona ndërkombëtare e rezistencës së dallimeve racore, u përkujtua në 14-vjetorin e vdekjes së saj.
Sot shëhohet 14-vjetori i vdekjes së Rosa Louise McCauley Parks, aktivistja amerikane e lëvizjes për të drejtat civile, e njohur botërisht për rolin e saj nismëtar në bojkotimin e autobusit.
Rosa Parks e cila është nderuar si "zonja e parë e të drejtave civile" nga Kongresi Amerikan, u arrestua për shkak se kishte refuzuar urdhrin e shoferit të autobusit për t'ia liruar vendin e saj në "seksionin me ngjyrë" një udhëtareje të bardhë pasi ishte mbushur seksioni që ishte vetëm për të bardhët në autobus në Montgomery të Alabamas më 1 dhjetor 1955.
Akti i kundërshtimit të Parks vlerësohet si një nga pikat kryesore të rezistencës të afro-amerikanëve kundër diskriminimit në SHBA.
Arrestimi i saj për "aktin e mosbindjes civile" në shkeljen e ligjeve të segregacionit në Alabama dhe apelin e mëpasshëm çoi në bojkotimin e autobusit në Montgomery i cili u bë nga 5 dhjetori 1955 deri më 20 dhjetor 1956.
Gjatë bojkotit prej 381 ditësh, afro-amerikanët refuzonin të përdorin autobusët e qytetit për të protestuar ndaj ndarjes së ulëseve.
Bojkoti vlerësohet si demonstrimi i parë në SHBA në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) në një shkallë të gjerë të lëvizjes për të drejtat civile.
Ai përfundoi vetëm pas heqjes së ligjeve diskriminuese të Alabamas për ndarjen e autobusëve nga Gjykata Supreme e SHBA-së në 1956.
Aktivistja femër, e cila humbi punën pas bojkotit dhe mori kërcënime me vdekje, u transferua në Detroit, një qytet në shtetin e Miçiganit dhe filloi luftën e saj kundër racizmit.
Gjatë presidencës së Bill Clintonit, Parks iu dha "Medalja Presidenciale e Lirisë" në vitin 1996 dhe "Medalja e Artë e Kongresit", çmimi më i lartë civil i dhënë nga Kongresi në vitin 1999.
Parks ndërroi jetë më 24 tetor 2005 në moshën 92-vjeçare.
- Lëvizja e të drejtave civile
Afro-amerikanët u ngritën për të drejtat e tyre kushtetuese përmes kanaleve ligjore dhe zhvilluan protesta paqësore gjatë luftës së tyre për të drejtat civile nga fundi i viteve 1940 deri në fund të viteve 1960.
Një nga nismëtarët e bojkotit të autobusëve, një i krishter i ri amerikan i quajtur Martin Luther King, Jr., hyri në lojë si një drejtues i lëvizjes amerikane për të drejtat civile në fillet e saj, nga 1955 deri në vrasjen e tij në vitin 1968.
Afro-amerikanët kishin kërkuar prej kohësh të drejta të barabarta dhe kishin bërë thirrje për dhënien fund të ndarjes racore.
Thirrja e tyre arriti një mbështetje të gjerë, por autoritetet lokale dhe shtetërore rezistuan ndryshimet përmes përdorimit të dhunës.
Megjithëse lëvizjet masive çuan në njëfarë progresi për të drejtat civile në vitet 1960, për disa afro-amerikanë arritjet nuk ishin të kënaqshme.
Prandaj, në fund të viteve 1960 shpërthyen trazira dhe ngritje të fraksioneve të mëtejshme agresive ndaj afro-amerikanëve./aa/























