​Peskov: Kërkojmë largimin e trupave amerikane nga Siria
BKT
   Bota

​Peskov: Kërkojmë largimin e trupave amerikane nga Siria

Rusia kërkoi largimin e çdo ushtari amerikan të mbetur në Siri, duke akuzuar SHBA-në si një forcë pushtuese në shtetin e shkatërruar nga lufta.

“Për sa i përket pranisë së ushtarëve amerikanë në Siri, qëndrimi ynë është i ditur. Vetëm njësitë ruse janë ligjërisht të pranishme në Siri, me ftesë të udhëheqjes siriane”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia, mbështetësi kryesor ushtarak i qeverisë siriane, arriti një marrëveshje me Turqinë, për të ndarë kontrollin mbi pjesë të veriut të Sirisë që ishin synuar në sulmin turk, duke detyruar militantët kurdë të largoheshin.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte urdhëruar tërheqjen e pjesshme të trupave amerikanë, deklaroi se një numër i vogël i ushtarëve amerikane do të qëndrojnë në Siri, veçanërisht për të mbrojtur rafineritë e naftës./ATSH/