Kandidati për president të SHBA-së premton legalizimin e marihuanës
BKT
   Bota

Kandidati për president të SHBA-së premton legalizimin e marihuanës

Kandidati për president në radhët e demokratëve, Bernie Sanders deklaroi se nëse zgjidhet në Krye të Shtëpisë së Bardhë, brenda 100 ditëve do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për legalizimin e marihuanës.

Senatori Sanders gjithashtu prezantoi dhe planin e tij për legalizimin e kësaj bime i cili pritet lirojë nga burgu shumë të dënuar për krime të lidhura me marihuanë dhe do të mbushë arkën e taksave për shkak të shitjeve që do bëhen në mënyrë ligjore.

Sanders është një nga 18 kandidatët që po kërkon nominimin mes demokratëve për të sfiduar presidentin Trump në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020. Shumë prej këtyre kandidatëve mbështesin disa forma të legalizimit të marihuanës ose të paktën dekriminalizimin.

Një sondazh i Gallup i mbajtur në fillim të këtij muaji nxori të dhëna se 2 në 3 amerikanë mbështesnin legalizimin e marihuanës. 11 shtete dhe distrikti i Kolumbias aktualisht e lejojnë përdorimin e marihuanës për qëllime rekreative, ndërsa 30 shtete të tjera e kanë legalizuar për qëllime mjekësore.