Zambia, presidenti fal 283 të burgosur
BKT
   Bota

Zambia, presidenti fal 283 të burgosur

Ministri i Punëve të Brendshme, Stephen Kampyongo tha se janë falur 245 burra dhe 38 gra.

Presidenti i Zambias, Edgar Lungu në shënimin e 55-vjetorit të pavarësisë së vendit ka falur 283 të burgosur, njoftoi një zyrtar qeveritar të enjten vonë.

Sipas "Lusaka Times", ministri i Punëve të Brendshme, Stephen Kampyongo tha se janë falur 245 burra dhe 38 gra.

Zambia fitoi pavarësinë e saj më 24 tetor të vitit 1964 nga Mbretëria e Bashkuar.