Samsung padit LG për një reklamë të “pahijshme”
BKT
Tech

Samsung padit LG për një reklamë të “pahijshme”

Sipas Samsung, LG nuk ka asnjë bazë për këto pretendime dhe nuk ka asnjë ekzagjerim me performancën e ngjyrave. LG refuzoi të komentonte padinë e Samsung.

Sipas BusinessKorea, Samsung Electronics paditi në gjykatë reklamën e fundit të televizorëve OLED të LG Electronics.

Samsung thotë se LG ka shkelur ligjin e reklamimit dhe tregtisë së ndershme. Kompania pretendon se reklamat e fundit të LG thonë se TV QLED dhe 8K të Samsung kanë probleme me arsyetimin se ngjyra e zezë e tyre nuk është e saktë.

Sipas Samsung, LG nuk ka asnjë bazë për këto pretendime dhe nuk ka asnjë ekzagjerim me performancën e ngjyrave. LG refuzoi të komentonte padinë e Samsung.

Në bazë të raportimeve të fundit, lëvizja e Samsung është bërë për të kundërshtuar padinë e mëparshme të LG. Muajin e kaluar ky i fundit paditi Samsung duke akuzuar markën QLED për ekzagjerimin dhe manipulimin e konsumatorëve.

LG thoshte se TV 8K QLED i Samsung në të vërtetë është LCD.


MË SHUME NGA Tech