Venecia do të fillojë të paguajë tarifën hyrëse për turistët
BKT
   Bota

Venecia do të fillojë të paguajë tarifën hyrëse për turistët

Këshilli bashkiak i qytetit vendosi që jorezidentët të cilët kërkojnë hyrje do të paguajnë tarifë hyrëse midis 3 euro (3.3 dollarë) dhe 8 euro (9 dollarë).

Qendra turistike e Venecias në Itali do të fillojë të tarifojë hyrjen e vizitorëve në korrik të vitit 2020.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA me qendër në Romë, Këshilli bashkiak i qytetit vendosi që jorezidentët të cilët kërkojnë hyrje do të paguajnë tarifë hyrëse midis 3 euro (3.3 dollarë) dhe 8 euro (9 dollarë).

Raportet theksojnë se tarifat do të rriten në vitin 2021 në mes 6 euro (6.6 dollarë) dhe 10 euro (11 dollarë).

Sipas të përditshmes Telegraph, qyteti çdo vit mirëpret 20 milionë turistë, duke tejkaluar kapacitetin e tij.