Alberto Fernandez fiton zgjedhjet presidenciale në Argjentinë
BKT
   Bota

Alberto Fernandez fiton zgjedhjet presidenciale në Argjentinë

Me 93 për qind të fletëvotimeve të numëruara të 34 milionë votuesve, Alberto Fernandez fitoi 47,9 për qind, presidenti aktual Mauricio Macri fitoi 40,5 për qind të votave ndërsa pjesa tjetër shkoi tek kandidatët tjerë.

Alberto Fernandez të dielën ka fituar zgjedhjet presidenciale në Argjentinë me 47,9 për qind të votave.

Me 93 për qind të fletëvotimeve të numëruara të 34 milionë votuesve, presidenti aktual Mauricio Macri fitoi 40,5 për qind të votave ndërsa pjesa tjetër shkoi tek kandidatët tjerë.

Macri pranoi humbjen zgjedhore përballë Fernandezit.

Fernandez do të ushtrojë postin e presidentit deri në vitin 2023.