Parlamenti britanik kundërshton propozimin për zgjedhje të parakohshme
BKT
   Bota

Parlamenti britanik kundërshton propozimin për zgjedhje të parakohshme

Parlamenti britanik hodhi sonte poshtë propozimin e kryeministrit Boris Johnson për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 12 dhjetor.

Propozimi nuk mori shumicën e nevojshme të dy të tretave pasi mori mbështetjen e vetëm 299 deputetëve, raporton Reuters.

Johnson njoftoi se ai do të përpiqet përsëri në parlament për të siguruar që zgjedhjet të mbahen në dhjetor duke paraqitur një projekt-ligj që kërkon një shumicë të thjeshtë.

Sot më parë, Bashkimi Evropian ra dakord të shtyjë Brexit deri më 31 janar.