Trupi i Al-Baghdadit është varrosur në det
BKT
   Bota

Trupi i Al-Baghdadit është varrosur në det

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Milley tha se mbetjet e trupit janë asgjësuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar të luftës.

SHBA ka varrosur në det pjesët e mbetura nga trupi i kreut të organizatës terroriste Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi i cili u vra gjatë një operacioni të ndërmarrë në fundjavë në Idlib të Sirisë.

Ka patur një kuriozitet për mbetjet e trupit të kreut të IS i cili u mor nga zona e operacionit dhe u dërgua në një bazë amerikane për testin e ADN-së.

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane i cili nuk dëshiron të zbulojë emrin dhe i cili ka folur për Anadolu Agency lidhur me çështjen ka konfirmuar se trupi i Baghdadit është varrosur në det.

Zyrtari po ashtu ka thënë se nuk do të ndajë detajet lidhur me vendin dhe mënyrën e varrosjes së trupit.

- Milley: Mbetjet e trupit janë asgjësuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar të luftës

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse trupi i Al-Baghdadit është varrosur apo jo në det brenda ditës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Milley tha se mbetjet e trupit janë asgjësuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar të luftës.