10:17 / 29.10.2019
Studiuesit një hap më afër vaksinës për trajtimin e tuberkulozit
Një vaksinë e cila mund të “revolucionarizojë” trajtimin e tuberkulozit është zbuluar nga studiuesit.
Shpresohet që vaksina të sigurojë mbrojtje afatgjatë kundër sëmundjes, e cila vret 1.5 milionë njerëz në të gjithë botën çdo vit.
Sëmundja e rëndë, ngjitëse, është shkaktuar nga bakteret, dhe vaksina aktuale BCG, nuk është shumë e efektshme.
Ndërsa testet fillestare kanë rezultuar të suksesshme, vaksina mbetet akoma disa vite larg licencimit.
Ekipi i studiuesve, të cilët vijnë nga e gjithë bota, zbuluan vaksinën, e cila është e përbërë nga proteina nga bakteret që shkaktojnë një përgjigje imune.
Kjo ndodhi gjatë një samiti global për shëndetin e mushkërive në qytetin jugor indian të Hyderabad të martën.
























