​Kryeministrja Dancila propozon eurokomisionerin e ri
BKT
   Bota

​Kryeministrja Dancila propozon eurokomisionerin e ri

Kreu i qeverisë rumune në ikje, Viorica Dancila njoftoi sot se do të propozojë në Bruksel si eurokomisioner Victor Negrescu-n, ish-ministrin për Çështjet e Evropës.

“Victor Negrescu përfaqëson një zgjedhje të mirë për komisioner evropian, duke pasur parasysh përvojën e tij”, deklaroi ajo para gazetarëve.

Dancila saktësoi në Facebook se kishte marrë një letër nga Ursula von der Leyen, që pritet të marrë funksionin e saj si presidente e Komisionit Evropian më 1 dhjetor, që të zgjedhë pa vonesë një komisioner.

Presidenti, Klaus Iohannis, e gjykoi si të papërgjegjshme qasjen e kryeministres, duke deklaruar se ajo nuk kishte legjitimitet për të bërë një propozim të ri./ATSH/