20:16 / 29.10.2019
Tusk: Shtyrja zyrtare e Brexit-it, mbase e fundit
Shtyrja e re e Brexit-it, deri më 31 janar, është miratuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, njoftoi sot në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke u bërë thirrje britanikëve që ta përdorin sa më mirë këtë kohëzgjatje.
“Vendet anëtare e pranuan zyrtarisht shtyrjen. Mbase është e fundit. Ju lutem, përdoreni sa më mirë këtë shtyrje. Do të kryqëzoj gishtat për ju”, u shpreh Tusk, që do të lërë postin e tij në fund të nëntorit./























