19:00 / 30.10.2019
”Ocean Viking” zbarkon 100 imigrantët e shpëtuar në Mesdhe
Të paktën 100 imigrantë nga 209 të shpëtuar së fundi në Mesdhe, që Franca, Gjermania dhe Italia kanë pranuar t’i presin, kanë zbarkuar sot në Pozzalo, në Siçili, sipas autoriteteve dhe OJQ-ve.
104 imigrantë të shpëtuar më 18 tetor nga anija humanitare “Ocean Viking”, 41 prej të cilëve minorenë dhe dy gra shtatzëna, kanë mbërritur në portin e jugut të largët të Sicilisë.
Rreth 70 prej tyre janë marrë në ngarkim nga Franca dhe Gjermania.
“Pas 12 ditëve pasigurie në det, 104 të mbijetuar mund të zbarkojnë në një port të sigurt”, theksoi në një mesazh në rrjetin social Twiter OJQ-ja “SOS Mediterrane”.























