Rebelim në një burg të Meksikës, 6 të vdekur
BKT
   Bota

Rebelim në një burg të Meksikës, 6 të vdekur

Të burgosurit zunë peng edhe 4 gardianë të cilët u liruan më pas.

Gjatë rebelimit në një burg në shtetin federal Morelos të Meksikës humbën jetën 6 të burgosur ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Të burgosurit zunë peng edhe 4 gardianë të cilët u liruan më pas.

Në burg janë dërguar shumë njësi shtesë policore dhe ushtarake për të shtypur rebelimin./aa/