Një tërmet 6.5 ballë godet Filipinet
BKT
   Bota

Një tërmet 6.5 ballë godet Filipinet

Deri më tani tre persona e kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Një tërmet me fuqi prej 6.5 ballë sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes ka goditur Mindanao-n në jug të Filipineve.

Instituti për vullkane dhe tërmete në Filipine njoftoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar në Tulunan në qytetin Cotabato në thellësi prej dy kilometrave.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet fqinje Kidapawan, Koronadal dhe Gingoog.

Deri më tani tre persona e kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur. Ishullin e njëjtë edhe para dy ditësh e goditi një tërmet i ngjashëm në të cilin jetën e humbën tetë persona.