Marok, dënim me vdekje për vrasësit e dy turisteve skandinave
Të dy turistet, studentja 24-vjeçare daneze Louisa Vesterager Jaspersen dhe 28-vjeçarja norvegjeze Maren Ueland, qëndronin për shëtitje në Malet e Atlasit të Lartë kur u vranë.
Një gjykatë kundër-terrorizimit në Marok ka konfirmuar dënimet me vdekje për tre burrat që u prenë kokën dy turisteve skandinave në dhjetor 2018.
Gjykata po ashtu dënoi 20 burra të tjerë me burgim nga 5 deri në 30 vjet.
Të dy turistet, studentja 24-vjeçare daneze Louisa Vesterager Jaspersen dhe 28-vjeçarja norvegjeze Maren Ueland, qëndronin për shëtitje në Malet e Atlasit të Lartë kur u vranë.

Më 18 korrik, gjykata vendosi kundër tre burrave dhe urdhëroi ata dhe bashkëpunëtorët e tyre që të paguanin rreth 200 mijë dollarë në kompensim për familjen Ueland. Gjykata refuzoi kërkesën nga familja Jaspersen për një shumë më të madhe në kompensim nga shteti maroken.
Kryeministri maroken, Saadeddine Othmani, tha se sulmet e tilla ishin "thikë pas shpine" për Marokun dhe popullin e tij. Ai tha se ky veprim i cili ishte i papajtueshëm me kulturën dhe vlerat e vendit, u dënua nga të gjitha segmentet e shoqërisë.























