Garner gatuan mish të shijshëm pule me limon
Sharr Travel

Garner gatuan mish të shijshëm pule me limon

Aktorja Jennifer Garner ka zbuluar që në shtëpi ka disa libra kuzhinierësh, mirëpo rrallëherë i gatuan këto ushqime.

Ajo zakonisht gatuan ushqime të cilat i ka mësuar dhe nuk i shikon shpesh kuzhinierët.

Garner ka vendosur të provojë të gatuajë mishin e pulës me limon.

Ju nevojiten:

– 2 lugë temjan;
– 1 lugë fara maraje;
– kripë dhe piper i freskët i bluar;
– 1/3 e filxhanit vaj ulliri;
– 1 limon i prerë në feta të holla;
– 1 qepë;
– 2 thelpinj hudhre të grira imët;
– gjoks pule i pastruar nga kockat;
– ½ e filxhanit verë të bardhë;
– lëng i një limoni.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 230 gradë Celsius.

Qitni temjanin, farat e marajës, kripën e piperin në një blender të vogël dhe përzieni derisa të bashkohen.

Qitni vaj ulliri në një filxhan të vogël, shtoni përzierjen në vaj. Pastaj radhisni fetat e limonit në tepsi dhe qitni qepën dhe thelpinjtë e grirë të hudhrës sipër.

Sipër qitni mishin e pulës dhe qitni sipër gjysmën e sasisë së vajit dhe të bimëve.

Lëvizeni lëkurën nga mishi dhe lyeni me mbetjen e përzierjes.

Piqni mishin e pulës rreth 30 minuta, shtoni verën në tigan, mirëpo assesi direkt në mishin e pulës dhe piqeni edhe 15 minuta.

Nxirreni nga furra, spërkateni me lëng limoni, mbulojeni me folie alumini dhe lëreni të qëndrojë 10 deri në 15 minuta.

Priteni mishin e pulës në copa, qitni kripë dhe shërbejeni të nxehtë me salcën nga tepsia.