Presidenti i Bolivisë kërkon nga rivali të pranojë rezultatet e zgjedhjeve
“Ne kërkojmë nga ata të paraqesin prova të mashtrimit elektoral, por deri më tani askush nuk e ka bërë atë”, tha Morales.
Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ka deklaruar se opozita e udhëhequr nga Carlos Mesa nuk dëshiron të pranojë se ata humbën zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 20 tetor.
“Ne kërkojmë nga ata të paraqesin prova të mashtrimit elektoral, por deri më tani askush nuk e ka bërë atë”, tha Morales dje në një konferencë për media të transmetuar drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.
“Si mund të përdor ndonjë institucion për të mashtruar ose gënjyer popullin e Bolivisë. Unë mund të bëj gabim, ne të gjithë gabojmë, por nuk mund të mashtroj popullin tim, ajo nuk është pjesë e kulturës sime”, shtoi Morales.
Morales theksoi se ai fitoi zgjedhjet në 285 bashki të Bolivisë me një jehonë të votuesve prej 88 për qind, duke shtuar se është “një përqindje shumë e lartë ndryshe nga vendet tjera”.
“Kërkesa ime është të qetësoj vendin, të sqaroj nëse ka pasur ose jo mashtrime elektorale. Përveç kësaj, kërkoj nga ata që mobilizohen në rrugë të japin një dhomë të ndërmjetësimit për masat e tyre derisa OAS (Organizata e Shteteve Amerikane) jep raportin e saj përkatës”, tha ai.
Presidenti i Bolivisë u bëri thirrje grupeve politike dhe civilëve të mos nxisin urrejtje, racizëm dhe diskriminim.
Morales po ashtu shprehu shqetësimin e tij për vdekjen e dy personave në Montero, Santa Cruz, si dhe për plagosjen e oficerëve të policisë gjatë protestave.
Bolivia ndodhet në një trazirë politike pas pretendimeve të parregullsive në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dy javë më parë.
Mesa, drejtuesi i partisë kryesore të opozitës, tha se nuk do të njohë fitoren e Morales, duke pretenduar se kishte “mashtrim” në numërimin e votave.























